Rita Ora, imazhi i veshjeve të Madonna-s
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka nënshkruar një kontratë të kripur për të qenë imazh i veshjes sensacionale të këngëtares Madonna, në videoklipin "Material Girl". Këngëtarja e hitit "Hot Right Now" ka veshur disa herë rrobat e këngëtares së famshme, por këto ditë e ka zyrtarizuar marrëveshjen pasi e bija e Madonna-s ka deklaruar para gazetarëve se Rita është pjesë e linjës "Material Girl".

"Lourdes është adhuruese e flaktë e Ritës dhe ka qenë në shumë koncerte të saj. Ajo e ka bindur nënën e saj ta takojë atë. Ato u takuan në Met Ball në New York javën e kaluar dhe Madonna admiroi qëndrimin e Ritës, andaj ia përcolli idenë. Rita e shfrytëzoi shansin pasi ajo është një adhuruese aq e madhe e mbretëreshës së popit”, ka thënë një burim për tabloidin britanik "The Sun". /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori