Rita Ora kërcen valle shqiptare mbi "Newborn" (VIDEO)
Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora e cila po qëndron në Kosovë me rastin e fundit të mbikqyrjes së Pavarësisë dhe për xhirimin e videoklipit të saj "Radioactive" ka ekzaltuar publikun kosovar.

Ajo ka dalë përpara Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke hipur mbi “Newborn-in”, ku e kishin rrethuar fansa të shumtë për të ndjekur nga afër yllin shqiptar, të njohur në mbarë botën. Rita u prit me entuziazëm në aeroportin e Prishtinës ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme zhvendosi vëmendjen te Pallati i Rinisë dhe i Sporteve, duke u ngjitur mbi monumentin që simbol të pavarësisë së Kosovës, ku përshëndeti të pranishmit.

"Si po kaloni? Kosova është vendi i vetëm ku kam dashur ta xhiroj këtë videoklip", tha Rita teksa e shoqëronin duartrokitjet dhe thirrjet nga fansat e saj.

Rita Ora së fundmi lansoi albumin e ri "ORA", ku bën pjesë edhe kënga "Radioactive", videklipi i së cilës po i xhirohet në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2012, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori