Rita Ora shfaqet e mahnitëse në Prishtinë, mesazhi i saj për shqiptarët (FOTO LAJM)

Foto: Ervin Shkulaku/albeu
Pëlqej
Këngëtarja me fame botërore, Rita Ora ka dalë edhe para mediave në Prishtinë duke i uruar të gjithë shqiptarët gëzuar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan albeu.com.

Këngëtarja ka thënë se është e lumtur që do të këndojë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Kam ardhur në Kosovë dhe sonte do ju jap shfaqjen më të mirë që kam bërë në ndonjë vend të Botës”, ka thënë ajo.

Krijuesja e shumë hiteve botërore ka thënë se koncerti i saj do të fillojë në orën 20:00 ndërsa koncerti është bërë ashtu siç ka kërkuar ekipi i saj.

“Fillimisht urime pavarësia. Jam e lumtur që jam këtu. Kam vendosur që ta sjell gjithë ekipin në Prishtinë sepse do të bëjmë njërin prej koncerteve më të mira ndonjëherë. Jam shumë e lumtur që jam këtu. E di se jemi vend i vogël, por është i bukur. Është vetëm fillimi i një udhëtimi të mrekullueshëm”, ka thënë Rita Ora në konferencën për media.

Ajo me pas shtoi: “Po të kisha një mesazh, do të ishte: e keni një shans për ta prezantuar veten dhe të njiheni. Të jeni së bashku dhe të ftoni njerëzit. Sepse sa më shumë që jemi, më të mëdhenj bëhemi. Bëni çfarë të mundeni dhe qëndroni bashkë për ta prezantuar Kosovën”.

Gjithashtu këngëtarja shqiptare vazhdimisht ka bërë edhe shaka me pjesmarrësit në konferencë dhe në fund ka gërshetuar duartë për të bërë simbolin e shqiponjës.

Ndërkaq, albeu.com iu sjell fotografi ekskluzive nga konferenca e Rita Orës në Prishtinë./Ervin Shkulaku-albeu.com/

Shtuar më 17/02/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori