Sulm qytetit, raportohen shpërthime të forta në Kiev

Mesa duket nata e sotme do të jetë e vështirë për banorët e Kievit.

Sipas burimeve nga CNN, shumë qytetarë kanë raportuar shpërthime të forta gjatë minutave të fundit në kryeqytetin ukrainas.

Burime të pakonfirmuara të mediave sociale pretendojnë se shpërthimet janë aq të forta këtu sa po ndezin edhe alarmet e makinave.

Kujtojmë se më herët forcat ruse sulmuan me raketa kullën televizive të Kievit, ku për pasojë humbën jetën pesë persona dhe u plagosën pesë të tjerë./albeu.com/