Rita Ora edhe një herë tjetër shtyn publikimin e albumit të ri
Albumi i dytë i Rita Orës është shtyrë sërish.

Disa herë Rita Ora ka treguar për vështirësitë për publikimin e albumit të dytë, pasi që dihet se albumi i parë “ORA” ishte lançuar para gjashtë viteve. Pasi lajmëroi kohë më parë se albumi do të lansohej në pranverë, “Glamour Magazine Germany” raporton se ai është shtyrë për në vjeshtë.

Sipas raportimit, albumi duhet të kompletohet me gjithçka që meriton para se të dalë në treg. Rita ka udhëhequr disa herë së fundmi në top-lista botërore. Ajo kishte nisur tentativën për lansimin e albumit të dytë qysh më 2014, por pas problemeve me Calvin Harris dhe më pas me “Roc Nation” u detyrua të shtynte punët për më vonë.
Shtuar më 13/04/2018, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori