LIVE/ Messi në konferencë si lojtar i PSG: Nuk më mungon asgjë, jam i lumtur! (VIDEO)

Sot në orën 11:00 në Paris ka filluar ceremonia e prezantimit të Lionel Messit tek Paris SG.

Rreth orës 11.10 ka filluar edhe konferenca për shtyp e Lionel Messit dhe presidentit të PAG Al Kalaifi.

“Jam shumë i kënaqur që e prezantoj Messin si lojtar të PSG. Kjo është një ditë historike për futbollin botëror. Të gjithë e di se është i vetmi lojtar në botë që ka fituar 6 topa të artë . Ai e ka bërë futbollin spektakolar dhe për këtë duhet ta falendrojm.

Që në ditën që morëm drejtimin e klubit 10 vite më pare të gjithë e dinin se cfarë do të bënim me këtë klub. Ne kishim ambicje të mëdha dhe se do të bënim gjëra të mëdha me këtë skuadër.

Nuk ka asnjë secret në këtë marrëveshje, ka qenë një dëshirë e madhe e jona që ta arrinim këtë marrëveshje. Dua të falenderoj Messin dhe babain e Leos që bëri të mundur këtë marrëveshje sëbashku me grupin tim të kryesuar nga Leonardo. Keni bërë një pu në shumë të mire për klubin dhe tifozë.”

Fjalët e parat e pra të Messit si lojtar i PSG:

“Falenderoj presidentin për fjalët e mira që tha dhe vlerësimin që bëri. Por për mua është shumë e vështirë tani që u shkëputa nga Barcelona pasi kam kaluar shumë vite atje. Megjithatë këtu e ka jeta, do të fillojë një aventurë të re në këtë skuadër ku kam shumë shok që mezi res ti takoj. Dua të falenderoj edhe drejtuesit e PSG që i dhanë zgjidhje në një mënyrë të shpejtë kësaj situate të vështir që u krijua.”


Shtuar 11.08.2021 11:27

Tags: