Një 14-vjeçare bëhet nënë, materniteti njofton policinë

Një vajzë vetëm 14-vjecare është bërë nënë, në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë.

Sipas raportimit në 14-vjeçarja me inicialet M.M është e lindur në Shqipëri ndërsa është e martuar dhe jeton në Mitrovicë, shkruan “Zëri.info”.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës gjinekologjike në Prishtinë, Jakup Ismajli, i cili tha se si nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë kane dale nga spitali.

“Të hënën në Kliniken Gjinekologjike në Prishtinë ka lindur fëmijën një vajzë 14-vjeçare me inicialet M.M.

Gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës është e mirë, është liruar nga spitali dhe tashmë gjendet në shtepinë e saj”, tha Ismajli për “Zërin”.

Ismajli po ashtu deklaroi se për këtë rast e kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës për konsultim.


Shtuar 29.09.2020 21:03