Rita Ora dhe Snoop Dog, të vetëm në një ishull
Rita Ora ka treguar disa detaje lidhur me eksperiencën e saj disa ditore nën shoqërinë e reperit të famshëm Snoop Dog.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se ka qëndruar për orë të tëra e bllokuar në një ishull, vetëm me reperin e famshëm.



Ngjarja ka ndodhur muajin e shkuar, kur të dy artistët ishin në Tajlandë për të xhiruar videon e tyre të përbashkët, ndërsa ata kanë mbetur të bllokuar për disa orë në një plazh të largët. Rita ka treguar se u është dashur të ecin shumë gjatë për të arritur barkën, për shkak të baticës, ndërsa ka pohuar se e ka përjetuar me shumë shumë frikë këtë eksperiencë. /albeu.com/


Shtuar më 07/02/2013, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori