Rita Ora dhe Jay-Z lënë pas krahëve të kaluarën
Mesa duket, “Grammy Awards” ka shërbyer edhe si një urë lidhëse midis dy ish kolegësh. Pas përfundimit të kësaj ceremonie Rita Ora dhe Jay-Z kanë lënë las krahëve të kaluarën e hidhur dhe i janë rikthyer miqësisë së tyre.

Ata janë parë duke folur e buzëqeshur me njëri-tjetrin në festën e madhe të “Grammys”, madje Rita e komplimenton këngëtarin edhe në media.

Në një intervistë për “Metro”, këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur se Jay-Z është një artist i vërtetë i cili e sheh botën me sy realist, 360 gradë.

Kujtojmë se kompania e reperit ka kërkuar një dëmshpërblim prej 2.4 milionë dollarë ndërkohë që e tyre pas muajsh luftë në salla gjyqësore, arriti në konsensus.
Shtuar më 29/01/2018, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori