Rita Ora bëhet shoqe me Kim Kardashian, 6 vite pasi u nda nga vëllai i saj
Pëlqej
Këngëtarja e famshme në Britani me origjinë kosovare Rita Ora ka qënë e lidhur me Rob Kardashian, vëllain e Kim Kardashian.

Në vitin 2012, Rob Kardashian u nda nga Rita Ora mes supozimeve të pabazuara se ajo e tradhtoi "me më shumë se 20 djem".

Megjithatë, tashmë kanë kaluar 6 vite dhe gjithçka është harruar mes familjes Kardashian. Rita Ora është parë duke biseduar me nënën e Rob, Kris Jenner dhe motrën Kim Kardashian në festën e Lorraine Schëartz.

Një burim zbuloi për "Daily Mail": "Pasi çifti u ndau, Kim dhe Kris i dhanë fund marrëdhënies së tyre me Ritën … Kim dhe Rita kuptuan se shumë gjëra janë hedhur pas krahëve dhe u bashkuan duke folur për jetën e tyre, pasi të gjithë kanë ecur përpara".
Shtuar më 15/03/2018, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori