Djersitje e tepërt tek sqetullat? Zgjidhja ideale për të por edhe për nishanet tek klinika ‘Anassa’

Dr. Ela Treko, mjeke derma-venerologe pranë klinikës Anassa, ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku tregoi me detaje trajtimet dhe ndërhyrjet dermato-estetike që mund të kryen pranë klinikës me cilësinë më të lartë. Ajo jo thjesht garantoi tekologjinë më të zhvilluar botërore që kjo klinikë zotëron, por shprehu se sëbashku me mjekët profesionist arrihet cilësia e siguria kundrejt klientit.

Dr. Treko shpjegoi se stina e verës vjen me shumë shqetësime për lëkurën. Ndër aspektet që ajo preku ishin shfaqja e nishaneve të rinj por dhe ndryshimi i tyre në formë e në ngjyrë. Duke pasur këtë në mendje, doktoresha bën thirrje se parandalimi është më efikas se trajtimi.

“Kam dëgjuar që nishani nuk duhet të ngacmohet. Është absolutisht, kategorikisht e gabuar. Nëse shfaq element që nuk janë brenda normës, mjeku e vendos nëse duhet mbajtur në kontroll apo duhet hequr. Nuk është e vërtetë se nëse hiqet nishani, mund të përhapet në trup. Asgjë e keqe nuk duhet mbajtur në trup.” – shpjegoi dr. Treko.

Një tjetër shqetësim gjatë stinës së verës është edhe djersitja e tepërt, për të cilë klinika Anassa ka gjithashtu një zgjidhje.

“Te ne ka zgjidhje për të gjitha. Për djersitjen e tepruar ka metoda për ta zgjidhur që është botoxi. Nuk ka efekte anësore, sepse edhe këtu ka përceptime të gabuara. Një nga trajtimet në masë e kërkuar nga burrat më tepër, sepse ka jetëgjatësi rreth 6 muaj dhe është më komod që individi të jetë në ambjentet e jashtme. Edhe djemtë e rinj e bëjnë këtë proçedurë sepse është kondicionues për jetën e përditshme.”


Shtuar 16.05.2022 18:28