Rita: Mami më kontrollon Instagramin
Rita Ora ka një nënë tipike shqiptare, që e ndjek në çdo hap të saj. Kështu, pop-stari nuk mundet të jetë e lirë nga "përndjekja" e saj as në rrjetet sociale si në Twitter dhe në Instagram. Nëna i kontrollon çdo postim, shkruan "Daily Star", duke cituar këngëtaren.

"Ajo mendon se duke më kontrolluar në Instagram ka mundësinë më të mirë për të ditur se ku jam momentalisht dhe çfarë po bëj. Kjo është arsyeja përse ajo vepron kështu. Që të jem e sinqertë, kjo po më friksëon, pasi më duhet të mendohem dy herë para se të postoj diçka", është shprehur këngëtarja.

Ndërkohë, nëna e Ritës, Vera Sahatçiu, nuk është aspak e entuziazmuar kur vajza e saj në paraqitjet skenike vesh rroba që zbulojnë më tepër se që duhet.../albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori