Rita dhe Elena Ora shkëlqejnë në Londër (FOTO LAJM)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora bëri edhe një dalje të guximshme të modës mbrëmjen e djeshme kur mori pjesë në një festë në Londër së bashku me motrën e saj, Elena Ora.

Këngëtarja 26-vjeçare kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi dhe një palë çizme xhins me takë.

Rita dhe e motra duket se janë kënaqur në festë pasi ato qëndruan deri në 2:00 pas mesnate.

26 vje♪5arja e veshur me stil si gjithmonë shfaqi këmbët e saj.

Por edhe motra e saj, Elena 28 vjeçare ishte veshur me një xhaketë si fustani i së motrës, ngjyrë argjendi, si dhe çizmet të njëjta me Ritën.

Dy motrat kanë një lidhje veçanërisht unike pasi Elena ka menaxhuar Ritën që kur ishte vetëm 18 vjeç dhe tani është drejtoresha kreative e markave Red ORA dhe Ora LTD.

Elena kohët e fundit ka zbuluar se ajo do të publikojë një libër ku do tregojë për të motrën dhe historinë e saj të menaxhimit./Albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori