Rita dhe Dj Calvin, tashmë të pandarë (FOTO LAJM)

Marrëdhënia mes Rita Orës dhe Calvin Harris ka arritur një fazë të re, ndërsa DJ i njohur skocez dhe këngëtarja me origjinë kosovare janë bërë thuajse të pandashëm. 22-vjeçarja dhe Harris, pasi kanë nisur së fundmi një marrëdhënie, u fotografuan të enjten në Los Angeles, duke shpenzuar të dy kohë në shopping.

Ndryshe nga shumë meshkuj të tjerë, Harris dukej tepër i durueshëm dhe përkushtuar, ndërsa shpenzoi disa orë me të dashurën e tij në një qendër tregëtare.

Rita, e cila së fundmi është rikthyer tek flokët e gjatë biondë, ishte kombinuar në këtë shëtitje me një stil sportiv, me një fustan të lirshëm shumëngjyrësh dhe atlete. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2013, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori