Uragani “Ida” gjunjëzon Luizianën, momenti kur shkul çatinë e spitalit (VIDEO)

Uragani Ida po merr përmasa të reja në shtetin e Luizianës dhe po shkakton panik te banorët.

Rreth 1 milion qytetarë amerikanë kanë mbetur pa rrymë elektrike dhe qeveria amerikane ka shpallur gjendjen e emergjencës për disa zona të caktuar.

Një video tronditëse nga SHBA po bën xhiron e internetit, ku Uragani Ida “godet” Luizianën dhe era e fortë shkatërron çatinë e një spitali.

Videoja, e cila u postua në Tëitter nga një reporter i NBC-TV, tregon qartë dëmin e madh të shkaktuar në çati nga erërat e forta që fryjnë në zonë./albeu.com


Shtuar 30.08.2021 14:51