Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, 9 të vdekur

Nëntë anëtarë të ushtrisë amerikane kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti ajror.

Mediet e huaja bëjnë me dije se dy helikopterë të ushtrisë amerikane Black Haëk u përplasën gjatë një misioni stërvitor në Kentaki të mërkurën vonë në mbrëmje.

 

“Ne kemi disa lajme të këqija nga Fort Campbell, me raportet fillestare të një përplasjeje helikopteri dhe viktima që priten,” tha guvernatori Andy Beshear në një postim në Twitter.

HH-60 është një variant i helikopterit Black Hawk që ofron mbështetje ajrore për operacione të ndryshme ushtarake, duke përfshirë sulmet ajrore dhe transportin e viktimave./albeu.com/