Rina Balaj tallet keq me Loredanën dhe Mozzik
Ashtu sikundër Ledri Vula u përgjigj lidhur me skandalin e Loredanës, një tjetër reagim vjen nga reperja kosovare Rina.

Rina ka dhënë mendimin e saj për Loredanën si dhe Mozzik, i cili ishte pjesë e labelit ku është sot ajo.

Rina e pyetur në emisionin 72 sen, ka thënë se Mozzik-un e konsideron thjesht si këngëtar të mirë.

“Si këngëtar m’ka pëlqy, si reper s’mund t’i them reper”.

Ndërsa për Loredanën ajo me tallje thotë: “Hmm.. Si çka Loredanën, si çka…Si avokate më shumë më pëlqen”.

Kjo pasi që Loredana po akuzohet se është personifikuar si avokate për të mashtruar çiftin zviceran dhe për t’i marrë para.

Shtuar më 18/06/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori