Rilindi i Tunës, martohet me një tjetër
Ish-bashkëshorti Tunës, këngëtares nga Maqedonia Rilind Reka, duket se së shpejti do martohet me një vajzë tjetër e cila aktualisht është e dashura e tij e që quhet Besa Haxhaj.

Çifti ndodhet prej kohësh në Itali, ku aty pritet të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.

Rilindi dhe Tuna kanë qenë të martuar në prill të 2011 dhe pas një muaji janë ndarë. Shkaqet e divorcit të tyre nuk janë bërë të ditura, as nga këngëtarja, as nga Reka.

Lajmin rreth martesës e ka bërë të ditur Besa Haxhaj përmes një statusi në facebook, duke treguar se së shpejti do të jetë zonja Reka.
Shtuar më 13/05/2012, ora 18:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori