Rikthehet skandali i Loredanës, reperia meret në pyetje nga policia zviceriane (FOTO LAJM)

Këngëtarja Loredana Zefi është nën hetim pasi akuzohet se ka zhvatur mijëra euro të një çifti zvicerian.

Bëhet fjalë për 700,000 franga zviceriane, të cilat këngëtarja thuhet se i ka zhvatur në bashkëpunim me një anëtar të familjes.

24-vjeçarja thuhet se ka pretenduar të jetë “Anna Landmann”, duke u shtirur si vajza e avokatit të Cyrihut, Valentin Landmann.

Çështja u bë publike vitin e kaluar, Loredana u arrestua në maj, shtëpia e saj u bastis dhe autoritetet bllokuan llogaritë dhe një kasafortë bankare.

Reperja shqiptare mohon pretendimet. Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj të vitit 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë ngjarje duke u shprehur: “Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka detyrim, as ka qenë mashtrim”.

“20 Minuten” pretendon të ketë mësuar se Loredana u përgjigj me “asnjë informacion” në shumicën e intervistave duke zgjedhur heshtjen dhe duke iu referuar palës së dyshuar si të dëmtuar që ishin të pranishëm gjithashtu në intervistë.

Raporti hetimor i “Blick” dhe “20 Minuten”, thonë se një shumë prej 350,000 franga zvicerane, tani do t’i përcillen prokurorit publik, i cili do të vendosë nëse do të ngrejë akuzë.

Sipas “20 Minuten”, kasaforta e bllokuar bankare do të hapet sot nga zyra e prokurorit publik të Lucernit.

Shtuar më 19/06/2020, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori