Rikthehet Princesha në kinema, Elia gati për filmin e ri
Elia Zaharia i rikthehet kinematografisë me një projekt nga regjisori Gjergj Xhuvani. Princesha postoi një foto nga shesh xhirimi i filmit që do të quhet “Liqeni im”. Nisur nga fotoja, Elia duket se luan rolin e një mësueseje.

Filmi me regji dhe skenar të Gjergj Xhuvanit është në post produksion, sipas faqes në IMDb. Përveç Elias, në “Liqeni im” marrin pjesë edhe Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Vedran Xivolic, Luiza Xhuvani, etj.

“’Liqeni im është një histori e zakontë, natyrale në realitetin e jashtëzakonshëm, të panatyrshëm për shoqërinë shqiptare. Prej tre dekadash, ky lajtmotiv rishfaqet në një mënyrë ose në një tjetër. Droga, paratë – fëmijët linden dhe rriten me një kod moral atipik ku dalja nga varfëria, me mjete të paligjshme, në një farë mënyrë të bën burrë. Të bën dikushi,” shkruhet në përmbledhjen e filmit në IMDb shkruan anabel.

Për herë të fundit, Elia u angazhua si aktore në dramën “Babai” me regji të Spiro Dunit. Ndërsa në filma, Elia ka qenë pjesë e “Lule të kuqe, lule të zeza” (2002) dhe “Honeymoon” (2008).
Shtuar më 22/10/2018, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori