Rikthehet "Mr Bean", por...
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Aktori i famshëm, Rowan Atkinson, u ka dhënë adhuruesve të tij edhe njëherë karakterin e tij të famshëm ‘Mr Bean’.

Këtë e ka bërë gjatë premierës së filmit të tij të fundit i cili u promovua vetëm në Kinë.

Mr Bean është karakteri më i famshëm që ka portretizuar Atkinson në karrierën e tij

Komiku 62 vjeçar vendosi që të ringjallë edhe njëherë karakterin e tij për audiencën e fortë kineze, që nga divorci që pati me gruan e tij prej 24 vjetësh.

Filmi i quajtur “Top Funny Comedian” pritet të jetë tejet fitimprurës, pasi ”Mr Bean’s Holiday” i realizuar në vitin 2007, vetëm në Kinë, pati të ardhura bruto më shumë se 2.4 milionë funte.
Mr Bean, i cili mendohet të ketë pasuri prej 70 milionë funte, doli në skenë për të performuar rolin e tij prej një memeci që praktikisht ka gjuhë të çuditshme./Albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 21:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}