Ky aplikacion po ju vjedh mesazhet nga WhatsApp dhe Facebook

Rreziku vjen për të gjithë përdoruesit e telefonave smart me sistem operimi “Android”, të tillë si Samsung, One Plus, Oppo. Xiaomi, Sonny e të tjerë.

Sipas studiuesve të sigurisë kibernetike në kompaninë Cyfirma, virusi instalohet në telefon pas shkarkimit të aplikacionit nga Google Play Store.

Bëhet fjalë për aplikacionin “SafeChat”, që tashmë nuk ndodhet në Play Store, pasi u zbulua aktiviteti dashakeqës. Megjithatë aplikacioni mund të vijojë të mbetet në telefonat që e kanë shkakruar më parë.

Gjithashtu kjo është një thirrje e rëndësishme për përdoruesit e Android, se jo çdo aplikacion që gjendet në Play Store është i sigurtë për t’u shkarkuar.

Në rast se instaloni aplikacione interesohuni më parë dhe shikoni me kujdes emrin e publikuesit. Shpesh aplikacione që s’kanë lidhje me Facebook, për shembull, hiqen si të kompanisë “Meta” duke imituar logot e ngjashme dhe emrin