Rikthehet “Big Brother”! Zbulohen detajet e studios
“Big Brother Albania” ka qenë një ndër reality show-t më të pëlqyera të publikut shqiptar.

Për 9 edicione ky emision mbërtheu audiencën para ekranit dhe duhet thënë se këto 3 vite na ka munguar.

Më herët u tha se emisioni do të rikthehej në muajin janar, megjithatë fjalët mbetën në kuadër të aludimeve.

Por burime për “Prive.al” kanë zbuluar se këtë vit programi do të fillojë dhe gjasat janë të mëdha.

“Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë ‘Big Brother’-in dhe shanset janë më të mëdha këtë vit marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet kur nuk kishte asgjë gati. Në studion e re të televizionit, Nova, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metrave katrorë aktualisht po finalizohet shtëpia për ‘Hell’s Kitchen’ që nis në muajin Tetor dhe përfundon në Janar. Planet janë që po e njejta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës Janar-Shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i Big-ut nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020, gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës.’ – ka thënë ky burim brenda televizionit.
Shtuar më 25/08/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori