Rikthehen West Side Family!
Pëlqej
Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, Landi dhe Miri rrëfyen për planet e tyre, projektet e reja dhe jetën e tyre private.

Për projektet e reja që do të sjellin për publikun ata u shprehën: “jemi duke punuar me dy projekte, ku njëri do të përfundojë dhe mund të vijë për publikun në fillimin e muajit prill. Do të jetë këngë ritmike, me qëllim që të rinjtë të gëzohen e të kërcejnë, siç bëjnë gjithmonë me muzikën tonë.

Jemi entuziastë për këngët e reja që do të sjellim, duam të mbajmë gjallë kujtimin e Dr,Florit, pa të asgjë nuk është si më parë, por në do përpiqemi që tek publiku të përcjellim të njëjtin emocion”.


Kur u pyetën nëse do të ketë një pjestar të ri në WSF, Landi u përgjigj kështu:” nuk ka një të tillë. Sepse ne ishim një dhe ashtu jemi, ky grup nuk do ishte krijuar nëse njëri nga ne nuk do të ishte, krijimi, pasioni e dashuria jonë ishte e madhe, ndaj muzika jonë ishte e tillë”.
Shtuar më 18/03/2018, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori