Zyrtarët: Rusia synon zonat civile në Zaporizhia

Rusia ka shënjestruar infrastrukturën civile në qytetin juglindor të Zaporizhia për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të saj, ka thënë kreu i administratës ushtarake rajonale të Ukrainës.

Në një mesazh të postuar në Telegram, Oleksandr Starukh shkroi se një stacion treni dhe një park publik në qytet ishin goditur nga raketat ruse.

“Mëngjesi nuk ishte i mirë… Raketat ranë në zonën e stacionit hekurudhor Zaporozhye-2. Sipas të dhënave paraprake, askush nuk u vra. Raketa e dytë ra në zonën e kopshtit botanik”.

Starukh pretendoi se sulmet ndodhën kur njerëzit nga qyteti i rrethuar i Mariupolit mbërritën në Zaporizhia.

Ai tha se zyrtarët rajonalë kanë “rivendosur tashmë më shumë se 3,000 njerëz, duke përfshirë 772 fëmijë” nga qyteti port./albeu.com


Shtuar 16.03.2022 09:12