Rihanna super-hot për "Glamour" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ajo është një nga këngëtaret me stilin më të veçantë të të veshurit dhe nuk ka frikë kurrë të eksperimentojë kur bëhet fjalë për diçka të tillë. Edhe në numrin e ri të revistës "Glamour" Rihanna nuk ka ngurruar të tregojë anën e saj femërore me një sërë veshjesh të markave të njohura si Marc Jacobs, Chanel dhe Dior.

Duke folur për këtë revistë këngëtarja ka shprehur se adhuron stilin që ka pasur Princeshë Lady Diana duke e cilësuar atë "gangsta".

"Çdo veshje e saj ishte e drejtë. Ajo ishte "gangsta" me veshjet e saj. Ajo kishte disa kapela të "çmendura". Unë e dua dhe e pëlqej çdo gjë që ajo ka ka veshur", ka thënë bukuroshja nga Barbadosi pë Princeshën.

Rihanna ka ekspozuar format e saj perfekte dhe të tonifikuara në fotot e realizuara me mjfat fantazi. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori