Rihanna shpreh dëshirën e saj më të madhe
Rihanna është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe kohët e fundit është bërë pjesë e mediave për shkak të lidhjes së re me biznesmenin saudit Hassan.

Por Rihanna ka zbuluar dëshirën e saj të madhe për të fituar një çmim “Oscar” për rolin e saj në filmin “Valerian and the city of a thousand planets”.

“Do të doja shumë ta merrja një çmim të tillë.

Kush nuk do donte të vlerësohej për punën e mirë? Çdo vlerësim meriton shpërblim”.

“Unë punoj shumë duke lënë pas gjithçka tjetër, por pjesa e vlerësimit nuk është në dorën time,” – tha 29-vjecarja në një intervistë për The Sun. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori