Serie A e ka gati planin, këto janë datat

Klubet e Series A e kanë në plan rifillimin e kampionatit. Data 3 maj është koha kur skuadrat italiane janë afër ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar garat.

Nëse Serie A do të fillonte me këtë datë, atëherë liga pritej të përfundonte në fillim të korrikut. Ndeshjet pritet të luhen në sistem çdo dy dhe tre ditë.

Serie A do të kërkojë nga UEFA që të iu mundësojë lojtarëve që kanë kontrata deri me 30 qershor që të kenë drejt aktivizimi edhe në muajin korrik për shkak që skuadrat mos të dëmtohen nga mosprezenca e futbollistëve që janë në ditët e fundit të kontratave me skuadrat e tyre./


Shtuar 17.03.2020 08:46