Rihanna ndez atmosferën në "Grammy Awards"
Ishte një ndër performancat më energjike të mbrëmjes ajo e Rihannas, Dj Khaled dhe Bryson Tiller.

Artistët kënduan 'live' hitin e tyre të jashtëzakonshëm “Wild Thought” ndërkohë që Rihanna ka performuar një kërcim afrikan me të cilën një pjesë e mirë e publikut është tallur.

Këngëtarja nuk u komentua shumë për çmimin që rrëmbeu sa i përket bashkëpunimit me Kendrick Lamar, “Loyalty” që fitoi “Best Rap/Sung” pasi më shumë mbresa la kërcimi i saj i çuditshëm.

Shumë fansa të saj por edhe përdorues të ndryshëm të rrjetit social Twitter shpërthyen në krijimin e memeve qesharake për këngëtaren e famshme. Disa u tallën mbi mënyrën sesi ajo kërcente ndërsa disa të tjerë nuk lanë pa përmendur edhe faktin se ajo ka shtuar disa kilogramë më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2018, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori