Rihanna i jep fund lidhjes me sheikun saudit
Rihanna duket se i ka dhënë fund lidhjes së miliarderin arab, pas pothuajse 1 viti bashkë. Dhe këngëtarja është treguar e qartë për shkakun, ashtu siç vetëm ajo di të jetë. Burime pranë yllit të pop-it thonë se ajo u lodh prej tij!

Dhe kjo nuk është e rrallë për këngëtaren. Ata që e njohin mirë, thonë se ndonjëherë ajo lodhet nga burrat.

Ajo dhe sipërmarrsi i suksesshëm Hassan Jameel e kanë mbajtur shumë private romancën e tyre duke mos dhënë asnjë detaj përveç fotove të kapura nga paparacët.

Edhe pse miqtë e saj janë shprehur se lidhja mes tyre ka qrnë e mirë, kimisë i erdhi fundi dhe Riri as që kishte ndërmend të humbiste më shumë kohë.
Shtuar më 02/06/2018, ora 23:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori