Rihanna hoqi dorë nga festat luksoze për një natë, shfaqet me të dashurin milioner
Është java e ditëlindjes së Rihanna-s dhe ajo ka gjetur një mënyrë vërtet “të pazakontë” për të festuar. Riri vendosi të festonte me të dashurin e saj miliarder, Hassan Jameel duke parë një ndeshje basketbolli të Los Angeles Lakers.

Rihanna nga tribuna duket mjaft entuziaste dhe brohoriste me pasion për skuadrën e saj të preferuar. Riri ishte shumë e përfshirë në lojë.

Ekipi i saj, Lakers fitoi me vështirësi duke triumfuar me rezultatin 111 me 106 kundër Rockets Houston. Ylli i muzikës pop ndau edhe story të ndryshme në Instagram, ku shfaqej tejet entuziaste pranë të dashurit shkruan class.

Zakonisht Riri i feston ditëlindjet e saj me party të çmendura, prandaj kjo "festë" sivjet ishte e pazakontë.

Shtuar më 22/02/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori