Mbretëresha Elizabeth në Has, kryebashkiaku: Mbi 80% e hasjanëve mbijetojnë falë Anglisë, pagat këtu janë minimale

Në sheshin e qytetit të Hasit do të vendoset një monument i Mbretëreshës Elisabeth të Britanisë.

Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina.

Morina tha në një intervistë për Euroneës Albania se ky vendim u mor për të shprehur mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar, që sipas tij, është i vetmi burim mbijetese për hasjanët.

Ai shton se prej më shumë se 6 vjetësh Hasi është lënë në harresë të plotë nga qeveria çka i ka detyruar shumë të rinj dhe jo vetëm të largohen, kryesisht drejt Britanisë së Madhe.

“Mbi 80 për qind e hasjanëve mbijetojnë falë ndihmës që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. Çdo familje ka një person në Angli. Aktualisht edhe të punësuarit duan të ikin, pasi rrogat janë minimale. Muajt e fundit ka një trend shumë të lartë largimesh”, thotë kryebashkiaku./albeu.com/