Rihanna emërohet ambasadore botërore për arsimin e fëmijëve
Pas një karriere të gjatë në këngë, duket se Rihanna do të ketë suksese edhe në fusha të tjera, pasi është emëruar ambasadore botërore për arsimin e fëmijëve.

Këngëtarja do të “inkurajojë udhëheqësit e botës dhe politikëbërësit për të rritur mbështetjen e tyre për edukimin global dhe edukimin në raste urgjente nëpërmjet Partneritetit Global për Arsimin, e vetmja organizatë botërore e fokusuar ekskluzivisht në përmirësimin e arsimit në vendet më të varfra në botë.

“Ndihem me forcë që të gjithë fëmijët kudo të kenë mundësinë e një arsimi cilësor”, ka thënë Rihanna në një deklaratë.

“Prandaj unë jam krenare për këtë bashkëpunim. Duke punuar së bashku, unë e di që ne mund t’i plotësojmë përpjekjet tona dhe të sigurojmë që miliona fëmijë të fitojnë qasje në arsim në nivel global”. /albeu.com/


Shtuar më 24/09/2016, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori