Rihanna e prekur reagon ashpër ndaj Snapchat: T’ju vijë turp!
Sipas raportimeve të BCC-së, gjatë javës Snapchat publikoi reklamën që do të lexoni më poshtë.

“Do të preferoje më shumë të qëlloje Rihanna-n me pëllëmbë apo Chris Broën-in me grusht?”, ishte pyetja që revoltoi pothuajse gjithë përdoruesit e Snapchat-it dhe jo vetëm.

Dhe sigurisht për këtë nuk mund të mungonte reagimi i Rihanna-s e cila në Instastories ka publikuar një foto ku kishte shkruar:

Snapchat nuk është aplikacioni im i preferuar dhe të gjithë e dinë këtë. Por jam përpjekur të kuptojë se për çfarë u bë e gjithë kjo. Do të më pëlqente ta quaja idiotësi, por jo. Keni shpenzuar shumë lekë për animimin e këtyre personazheve, si një ofendim . Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, por për të gjitha gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë viktima në tema të tilla… ju i prekni ata… një turp i madh për ju…”

Pas këtij reagimi, Snapchat ka kërkuar falje, madje kanë dërguar një deklaratë edhe në BBC, ku pranojnë: "postimi i kësaj loje u rishikua dhe u miratua që ishte një gabim. Menjëherë e kemi fshirë, sepse jemi të vetëdijshëm. Na vjen keq që kjo ndodhi ". /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori