Setien beson se Griezmann mund të luaj si “pykë”

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka folur për Griezmann në ndeshjen ndaj Ibizas ku e fituan me mund të madh 2:1 duke e përmbysur rezultatin.

Ai e vlerësoi Griezmannin për dy golat e shënuar duke thënë se mund të luaj edhe si 9, pra në pozitën e qendërsulmuesit pasi që tash po çalojnë në atë pozitë dhe nuk kanë lojtarë adekuat pas lëndimit të Suarezit.

“Tani ne nuk kemi një lojtar shumë specifik që ai të mund të luajë ‘9″ dhe alternativa Griezmann, e cila e bëri shumë mirë, është aty. Ne e vlerësojmë atë. Ai nuk është një 9 natyral, pasi që gjendet më prapa, por ai mund të luaj. Bashkëlojtarët asistuan përkryer për të në golat që shënoi” – u shpreh Setien në konferencë për media.

Fitorja ndaj Ibizaz ishte fitorja e dytë në dy ndeshje për trajnerin spanjoll.


Shtuar 24.01.2020 15:06