Aksident në Korçë, makina përplas 16-vjeçarin

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Korçë.

Sipas policisë, , rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6, Korçë, pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç.

I mituri është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 18.02.2023 14:43