"Ribashkohen" Noizy dhe Enca?
E dimë çfarë menduat (në fakt atë donim) por jo, Enca dhe Noizy janë rikthyer bashkë ama jo në kuptimin e plotë të fjalës.

Pas krisjes së marrëdhënies mes këngëtarëve, bashkëpunimi rekordthyes “Bow Down”, i cili kapi shifrën e 108 milionë klikimeve përfundoi i fshirë nga kanali në YouTube.

Por aq ishte!

Ditën e sotme Enca ka lajmëruar rikthimin e këngës, ku madje edhe gjatë një videoje performon me projektin muzikor në fjalë.

“E di që ju ka munguar.” shkruan këngëtarja.

Nëse po mendoni se mes tyre marrëdhëniet janë rregulluar dhe se do t’i shohim bashkë pranë e pranë, si dy miq për kokë, harrojeni! Të paktën nisur nga çfarë u shpreh Enca në një intervistë për “Ndrrimi i Natës” në nëntorin e 2018- s shkruan anabel:

“Unë nuk e kam armik, absolutisht. Që prej atij momenti [përçarjes] e deri sot, nuk kam bërë asgjë të keqe për ta dëmtuar atë, ndryshe nga ai. Por, ndryshe nga ai, unë nuk jam person që aty ku lëpij sot, të pështyj nesër dhe të lëpij prap pasnesër. Nuk besoj...”
Shtuar më 22/03/2019, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori