Rezarta Shkurta uron bashkëshortin në burg: "Të dua si ditën e parë"
Rezarta Shkurta ka uruar bashkëshortin e saj nëpërmjet një postimi në Instagram. Ermal Hoxha ka ditëlindjen, por ai prej kohësh ndodhet në burg. Këngëtarja i rikujton 10 vjetorin bashkë, ndërsa i bën të ditur se e do edhe më shumë.

"10 vjet bashkë dhe të dua si ditën e parë, me siguri edhe më shume. Të ishte kthyer koha pafundësisht mbrapsht, unë po në pafundësi do të të zgjidhja ty.

Dhe kur të iki nga kjo jetë dhe nëse vërtetë siç thonë njeriu rilind, unë sërisht do të të gjeja dhe do të të dashuroja njësoj sepse më shumë se kaq nuk egziston.

Faleminderit për lumturinë që ke ditur të më falesh pranë ose larg meje... U befsh 100 vjeç fryma ime". /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori