I vihet tritoli lokalit të policit në Shkodër, i djegin dhe furgonin

Në Shkodër, gjatë orëve të para të ditës së sotme i është vënë tritol lokalit së një efektivi të Policisë së Shkodrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë e Re dhe se tritoli i është vënë vonesës së policit Ndrek Rasa.

Pasi i kanë vendosur tritolin lokalit, autorët kanë djegur edhe furgonin e parkuar para lokalit qe ishte në pronësi të efektivit.

Nga tritoli janë shkaktuar vetëm dëme materiale, të cilat janë të konsiderueshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.