Tërmet i fortë godet Italinë Jugore, frikë dhe panik te banorët

Një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter ka tronditur Italinë jugore mbrëmjen e djeshme pak para mesnate.

Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 10 kilometra, ndërsa epiqendra është regjistruar 79 km në perëndim të Foggia dhe 13 kilometra larg Campobasso.

Në disa komuna janë raportuar çarje në mure. Në Campobasso u shënuan skena paniku në rrugë, trafik  dhe frikë nga banorët.

Disa kryetarë bashkie kanë vendosur të mbyllin shkollat për të mërkurën.

Sipas Mbrojtjes Civile për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo sende, por ka shumë frikë tek banorët./albeu.com/