Tregoi në SPAK vrasjen e Vajdin Lames dhe Salihut, Luftar Reçi thirret të dëshmojë në gjyq përballë 6 “të fortëve”

Luftar Reçi, një nga bashkëpunëtorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të dalë para treshes gjykuese Etleva Deda, Flora Haredinaj dhe Irena Gjoka, më 28 dhjetor. I penduari i drejtësisë u kërkua për të dëshmuar në procesin gjyqësor, kundër Indrit Taullait, Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi.

Për vrasjen e Klodian Salihut dhe Vajdin Lames, Reçi është dëshmitari kryesor i prokurorisë që ka pranuar për të treguar prapaskenat (sipas versionit të tij) për vrasjet në shkurt të vitit 2005. Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se thirrja e dëshmitarit, njëherësh dhe bashkë të pandehurit Reçi në këtë proces ka ardhur menjëherë sapo gjykata pranoi kërkesat e avokatëve mbrojtës, të cilët dorëzuan 7 procesverbale pyetjesh që Reçi ka dhënë disa kohë më parë, teksa të 7 të pandehurit, po përballen me akuzat e rënda të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, “Vrasje me dashje”, “Vrasje me Paramendim” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ndërkohë që avokatët mbrojtës të 6 të pandehurve të akuzuar për vrasjet e Klodian Salliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura më vitin 2005, kërkuan që të quhet i pavlershëm ekspertimi mjeko-ligjor ndaj dëshmitarit te drejtësisë Luftar Reçi. Sipas avokatëve Reçi vuan nga sëmundja e mitomanisë, që njihet si mashtrimi në mënyrë të vazhdueshme. Në aktekspetimin e parë, mjekët kanë dalë në konkluzion se Reçi ka çrregullime të ankthit, por deklarimet e dhëna prej tij, në lidhje me zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale mund të merren si prove nga prokuroria.

Mirëpo, pavarësisht kërkesës së 6 avokatëve, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesat e të pandehurve për vrasjet e Vajdin Lames e Klodian Saliut. Trupi gjykues i rrëzoi këto pretendime, ndërsa ia kaloi fjalën prokurorëve të çështjes për të komunikuar gjetjet hetimore mbi të cilat ngrihen akuzat ndaj të pandehurve Viktor Imeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Indrit Taullai. Akuza nuk i përfundoi dot të gjitha gjetjet për shkak se trupa gjykuese kërkoi ndërprerjen e seancës dhe shtyrë në datën 21 nëntor.

Te pandehur për dy vrasjet e bujshme te vitit 2005, janë marrë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Imdrit Tallau e Indrit Rusi. Ata u vunë nën akuzë pas dëshmisë së Luftar Reçit, pas marrjes së statusit të bashkëpunëtorit të drejtësis