Reperja amerikane,
Cardi B, është kthyer në këngëtaret më të famshme në të gjithë botën.
Ajo shpesh herë shihet në faqet e para të gazetave rozë për deklaratat e saj "bombastike".
Por kësaj herë është bërë pjesë e tyre për shkak se është shoqëruar në polici.
Bëhet fjalë për një zënkë që
Cardi B, ka pasur me dy banakiere në një lokal nate.
Reperja akuzohet se ka urdhëruar sulmin fizik ndaj dy punonjësve të “Angles Strip Club”, pasi pretendonte se njëra nga vajzat ka kryer marrëdhënie seksuale të bashkëshortin e saj, reperin Offset.
Dy vajzat, Jade dhe Baddie Gi, kanë rrëfyer se janë kërcënuar disa herë nga
reperja dhe më në fund ajo ia arriti atë që dëshironte.
“Pesë persona të lidhur me
Cardi B-në, na kanë sulmuar. Na tërhoqën nga flokët, na gjuajtën me karrige dhe me tavëll kokës”, kanë treguar vajzat. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018,
ora 17:23