Reperi shqiptar përtej barrierave, këndon krah Eminem
Reperi me origjinë shqiptare, G4shi, do të performojë në një ndër festivalet më të rëndësishme të muzikës Hip Hop.

“Openair Frauenfeld 2018” do te mbahet në Freunfeld, Zvicër ku do të performojnë disa nga reperët më të njohur në botë: Eminem, French Montana, Wiz Khalifa, J.Cole, Ty Dolla $ign etj.

Festivali i njohur i Zvicrës do të mbahet nga data 5 deri më 7 korrik dhe gjithë reperët do të performojnë live disa nga hitet e tyre ose këngët e reja.

G4shi (Gashi) për momentin menaxhohet nga shtëpia diskografike e Jay Z-së, “Roc Nation” shkruan anabel.

Emri i vërtetë i reperit është Labinot Gashi, i cili ka emigruar jashtë vendit kur ishte ende i vogël, ndërsa tani jeton në Brooklyn. Labinoti ka vetëm një bashkëpunim me një artiste shqiptare, Adelina Ismailin tek kënga “Karma”.
Shtuar më 22/02/2018, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori