Reperi nuk i ndahet Erës, e uron publikisht për Pavarësinë e Kosovës

Këngëtarja e hitit "Bon Bon" Era istrefi, ka kohë që është zhvendosur përtej oqeanit Atlantik, në SHBA ku po zhvillon karrierën e saj si këngëtare.

Era ka marrë disa herë ngacmime në Instgram nga reperi Diplo, por fansat e saj nuk e kanë pritur mirë aspak.

Disa prej tyre i kujtojnë Diplo-s së është i moshuar për këngëtaren dhe baba, mirëpo ai nuk është i martuar kështu që me siguri do vazhdojë të flirtojë me Erën.

Këtë herë ai me rastin e 17 shkurtit, i ka uruar Kosovës Ditën e Pavarësisë nëpërmjet një fotoje ku shfaqet krah Erës.

“Vajza kosovare që përfaqësojnë botën”, shkruan Diplo në postimin e tij në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori