Reperi Merks në bashkëpunim me Giggs sjell këngën Mek Money (VIDEO)
Reperi Merks ka publikuar këngën e tij në bashkëpunim me reperët e njohur anglez Giggs dhe Brandish.

Kënga e titulluar Mek Money është publikuar nga kanali anglez GRM Daily.

Reperi Merks, emri i vërtetë të të cilit ështe Bledar Ramaj, ka lindur në Tropojë ndërsa është larguar në drejtim të Anglisë së bashku me familjen në vitin 1999.

Më parë, Merks ka patur bashkëpunime edhe me reperët e njohur në Angli, K Koke dhe Fear None.

Ndërkohë kënga e re Mek Money vjen në bashkëpunim me gjigantin anglez Giggs. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2018, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori