Reperi i famshëm mesa duket është në një lidhje me ish-n e të birit (FOTO LAJM)

Prej kohësh në media ka bërë bujë një lajm ku thuhet se reperi i njohur, Diddy është në një marrëdhënie me ish të dashurën e të birit.

Mediat e huaja raportojnë se pas ndarjes së Lori Harvey nga i biri i reperit, Diddy është ‘hedhur’ në aksion për të mos humbur mundësinë.

Ata janë parë shumë shpesh së bashku duke mbështetur njëri-tjetrin në çështjet profesionale dhe një foto e kapur mat ditën e mërkurë i ka nxjerrë sheshit të gjitha dyshimet.

Lori dhe Diddy janë fotografuar të dy mbrëmjen e së mërkurës në Soho teksa shfaqeshin të veshur njësoj.

Kjo histori ka ngjallur shumë komente në media dhe njerëzit kanë nisur të tallen.

Dikush shprehet se Lori la Justin si të dashur për t’u bërë njerka e tij.

Kujtojmë se Diddy është baba i tre fëmijëve dhe bashkëshortja e tij ndërroi jetë në janar të këtij viti.
Shtuar më 26/07/2019, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori