Berisha flet disa orë para protestës: Revolucioni demokratik vazhdon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat disa prëpara protestës së opozitës përballë parlamentit.

Berisha tha se kjo protestë shënon fillimin e revolucionit demokratik dhe ka qëllim ngritjen e zërit kundër dhunimit të interesave të shqiptarëve.

Kryedemokrati u shpreh se përfaqësuesit e qytetarëve kanë të drejtë dhe detyrë të mbrojnë interesat e tyre, por bllokohen dhe nuk iu jepet fjala në Kuvend.

“Të bashkohemi sot në 5 në një protestë të fuqishme para Parlamentit shqiptar. Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët në datën 25 prill votuan për partitë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve trajtohen në Parlamentin shqiptar me praktika staliniste, kriminale të turpshme. Përfaqësuesit e këtyre 750 mijë qytetarëve shqiptarë që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, kanë detyrë themelore kontrollin e qeverisë dhe transparencës nga abuzimet, përjashtohen, bllokohen, iu mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të ngrejnë komisione hetimore parlamentare”, tha Berisha. /albeu.com


Shtuar 13.02.2023 13:20