Rëndohet gjëndja shëndetësore e Lil Wayne, përfundon sërish në spital
Një krize serioze epilepsie ka detyruar Lil Wayne të shtrohet në spital. Ndodhur në këto kushte, ai është detyruar të anulonte një performancë në një klub nate në Las Vegas.

Reperi raportohet të ketë dalë nga spitali dhe tani po pushon në Miami. Mendohet se shkak i këtij incidenti të ketë qenë përzierja e disa ilaçeve.

Ka kaluar thuajse një muaj që nga hera e fundit kur avioni i tij privat bëri një ulje të menjëhershme për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore.

Miqtë e reperit përfshi Nicki Minaj dhe 2 Chainz janë tepër të shqetësuar për shëndetin e tij. Një burim i afërt me Lil ka deklaruar për “Hollywoodlife.com”: “Lil Wayne nuk është mirë. Duket sikur nuk e do më jetën pasi nuk kujdeset për të. Çdo mbrëmje shkon performon. Nicki dhe 2 Chainz janë përpjekur ta bindin atë ta ulë pak ritmin e punës, por nuk ja kanë dalë dot”. /albeu.com/


Shtuar më 12/07/2016, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori