Renato tregon tmerrin: Dy persona të maskuar drejtuan armën
I ftuar sonte në BE Coffee, Renato Mekolli ka rrëfyer një cast shumë të frikshëm në jetën e tij.

Teksa ishte në një bankë në Greqi, ai është përballur me hajdutët e maskuar të cilët nën kërcënimin e armës vodhën kasafortën.

Renato kishte shkuar për të derdhur një sasi parash dhe ajo që i erdhi në mendje, pasi pa grabitësit ishte të fshihte lekët.

Ai tregoi:

Është vërtetë dhe është shumë e frikshme, mos ju ndodhtë. Kam qenë në bankë dhe u futën dy veta të maskuar dhe të gjithë ne që prisnim u frikësuam dhe zbritëm poshtë karriges. Njëri nxori pistoletën dhe pasi u ula poshtë gjëja e parë që më erdhi ishte të fusja lekët në brekë”. /albeu.com/


Shtuar më 25/11/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori