Simeone i tha Antoine Griezmann se ai kurrë nuk do të jetë lojtari që ishte dikur

“Simeone i tha atij të mos llogarisë Griezemanpasi nuk është në plan të parë. Atletico dëshiron ta heqë qafe, sepse është i bindur se Griezmann nuk do të jetë kurrë lojtari që ka qenë dikur”, thuhet në tekstin e “I-Es”

Mediat spanjolle shtojnë se Griezmann është në situatën më të vështirë në karrierë, pasi nuk e duan as Barcelona dhe as Atletico, ndërsa futbollisti francez nuk ka oferta nga klubet e tjera.

Griezmann është lojtar i Barcelonës, por është i huazuar te Atletico deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Klubi madrilen mund ta blejë atë për 40 milionë euro në fund të sezonit, por ka një mundësi të vogël që kjo të ndodhë, sepse Griezmann do të ketë pak kohë për të luajtur nëse qëndron në Atletico.

Futbollisti francez u rrit në Sociedad dhe luajti për Atletico nga 2014 deri në 2019. Më pas ai u transferua te Barcelona, ​​por u kthye në klubin madrilen si huazim vitin e kaluar.

Griezmann pret të jetë në skuadrën e Francës për Botërorin e ardhshëm në Katar. Për kombëtaren ka luajtur 108 ndeshje dhe ka shënuar 42 gola. /albeu.com/